Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 73

Tema: Më tej…

  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Je zgjuar ende? një shokut tim të ndjerë, (nuk do ja përmendi emrin, një intelektual i formatit të lartë, që unë do ta respektoj sa të jem i gjallë, ai vazhdimisht flente - pushonte mbas dite), i thoja mos e humbë kohën kot, se mjaft do të fleshë pa u trazuar nga askush!...

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Je zgjuar ende? një shokut tim të ndjerë, (nuk do ja përmendi emrin, një intelektual i formatit të lartë, që unë do ta respektoj sa të jem i gjallë, ai vazhdimisht flente - pushonte mbas dite), i thoja mos e humbë kohën kot, se mjaft do të fleshë pa u trazuar nga askush!...
    Mirmengjes Agim! Sapo mbarova kafen dhe....
    Kete mendim e ndjesi kam edhe une per gjumin, duke u munduar ta ngushtoj ne kufijte e tij me te ngushte e te pranueshem. Pasdite as e diskutoj te fle, keshtu qe dhe ai(gjumi) s'ma var fare.
    Atij tjeter gjumi te patrazuar nga askush, s'kemi c'i bejme, sado inat qe na vjen...


    Mes inateve

    Mes inateve të kësaj bote
    Seç m’u shtua dhe ky inat
    Është e kotë të mundohem
    Nuk e zgjidh asnjë e qar’.

    Nuk kam frikë, por inat
    Që na qenka dhe një vdekje
    Frikën di si ta le pas
    Por inatit, pas i vete.

    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Errësira?

    Kërkova natës errësirën
    Për budallain kjo quhet, mençuri
    I mençuri tha, “Ky po roitën!”
    Kurse nata më shumë u çudit!

    Ajo që s’më bëri të roitur
    As të mençur s’më bëri, sigurisht
    Ish’ dita aspak e çuditur
    Që errësirën mes vetes, kish’.
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  4. #44
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Mondi!Të kam ndjekur hap pas hapi ne temen ere qe ke hapur.Te kam dhene pershtypjet e mia per poezi te veçanta,por per te pergjithshmen po ta them sot.Bukur,me kane pelqyer te gjitha dhe i lexoj me endje poezite e tua çdo mbasdite kur kam kohe.Te uroj vazhdimesi te krijimtarise dhe shendet temire ,me respekt Rizai.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Mondi!Të kam ndjekur hap pas hapi ne temen ere qe ke hapur.Te kam dhene pershtypjet e mia per poezi te veçanta,por per te pergjithshmen po ta them sot.Bukur,me kane pelqyer te gjitha dhe i lexoj me endje poezite e tua çdo mbasdite kur kam kohe.Te uroj vazhdimesi te krijimtarise dhe shendet temire ,me respekt Rizai.
    Ja kjo eshte vizita e mikut, riza, qe begenis dhe troket me raste portes se shtepise. Ne kete kohe ku vetmia ka zaptuar njeriun, s'e mer me ment c'gjalleri dhe kenaqesi mer takimi me miq si ty. Te falenderoj per preferencen e cila ta dish qe nuk eshte e njeanshme. Perqafime Mondi

    Pak vargje te castit, si per muhabet...



    S’jam!

    S’jam kokkrisur
    As i butë
    S’jam i stisur
    As i ngurtë!

    S’jam i shtrembër
    As i drejtë
    S’jam dembel
    Por, as i shpejtë!

    Ç’të vazhdoj
    Me ç’jam e s’jam?
    E pranoj
    S’jam ideal!

    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shpirti i poetit

    Shpirti i poetit është gjyq pa fund
    Avokatët dorëzohen seancës së parë
    Pretencave janë të gjithë dhe askush
    Vendimet një vulë në letrën e bardhë.

    Aty është poeti i munduar
    Gjykues e i gjykuari për jetë
    Fajtorët veç në vargje dënuar
    I burgosuri ai-poeti vetë!

    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pa mua, gënjeshtrën!

    Sa shum’ të vërtetës i jam afruar
    Po më bëni ndaj vetes të dyshoj
    Nuk linda mos jem e besuar
    Veç s’dua të vdes tjetërlloj!

    Dua gjithmon’ të jem vetvetja
    Përherë e dyshuara e të drejtëve
    Pa mua s’ka lezet e vërteta
    Mistikja dhe aparenca e njerëzve!


    Jam e vërteta!

    U shastisa
    U bitisa
    S’di se ç’më ka mbetur!
    Kur u nisa
    Ndryshe isha
    Sot jam për t’u qeshur!

    Ju betohem
    Përgjërohem
    Jam një e Vërtetë!
    Por kot lodhem
    Dhe ankohem
    Tash s’besoj as vetë!

    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Diçkaja

    Atje tej është diçka
    Dua ta arrij
    Ec dhe ec e fund s’ka
    Por nuk ka as kthim.

    Kjo diçkaja e çuditshme
    S’di pse më tërheq
    Po pse ësht’ e paarritshme
    Apo unë s’e gjej?

    E kthej kokën shikoj prapa
    Mbetem i hutuar
    Diçka qenka nga diçkaja
    E ardhshmja e shkuar!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Njësh!!!

    Nuk heq dorë, jo, nga seksi
    As ai nga mua
    Energjia që më mbeti
    Qenka e pashuar!

    Mos më bëni tamaqar
    Burrë të paturpshëm
    Kam rezerva nga beqar
    Gurgullojnë vrullshëm!

    Thonë kjo punë do takat
    Ndryshe s’ke ç’ti bësh
    Tjetër dëgjoj në krevat
    “Burrë, sot je Njësh!!!”
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Si gaboi…

    S’u “përkula” para teje
    Që të hiqesh më i lartë
    Ti në shpirt i vogël mbete
    Zero brenda, minus jashtë.

    T’u “përkula” se nderova
    Vendin tënd në shoqëri
    Unë me vendin nuk gabova
    Vendi si gaboi me ty!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •